Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKuvendi voton ligjin për shqipen

Kuvendi voton ligjin për shqipen

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e votoi nevojën për sjelljen e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve me çka ai hyn në fazën e dytë kur deputetët kanë mundësi të shtrojnë amendamente.

Për nevojën e sjelljes së ligjit votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin kundër.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski para votimit theksoi se partia e tij do të votojë kundër pasi që vlerësojnë se ligji është kundërkushtetues dhe është diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të tjera të cilat i flasin qytetarët në Maqedoni.

“Ne nuk do të votojmë për nevojën e sjelljes të këtij ligji. Do t’i shqyrtojmë të gjitha procedurat demokratike në fazën e radhës të mënjanohen lëshimet në këtë ligj”, tha Dimovski.

Pas votimit, Dimovski kërkoi gjysmë ore pushim dhe t’i dorëzohet lista e votimit.

Amendamentet për Propozim-ligjin do të shqyrtohen nga Komisioni për çështje evropiane, pasi që ligji është me flamur evropian. Më pas ligji në lexim të dytë sërish do të shkojë në seancë plenare në debat ndërsa më pas pason deklarimi final i deputetëve për tekstin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!