Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKuvendi demanton Selën (FOTO)

Kuvendi demanton Selën (FOTO)

Pas deklaratës së kreut të Aleancës për shqiptarët (ASH) Ziadin Sela se partia e tij tanimë ka vetëm dy deputetë dhe se njëri ka kaluar në BDI, të dhënat e Kuvendit demantojnë një gjë të tillë.

Po të hapësh faqen e Kuvendit, aty ende qëndron se Vesel Memedi, të cilin e akuzon Sela, ende është pjesë përbërëse e koalicionit të Aleancës, ku kuptohet figurojnë edhe vetë Sela dhe deputeti tjetër Surija Rushidi.

Sela, së fundmi në takim me mërgimtarët shqiptarë në SHBA ka folur edhe për koalicionimin e partisë së tij me BDI-në, duke bërë të ditur se tashmë ata, si koalicon kanë dy deputetë, sepse njëri ka kaluar në BDI.

“Fillimisht unë nuk kam pasur koalicion me BDI-në as para 27-prillit. Pas 27-prillit është formuar qeveria. Unë nuk kam bërë koalicion me BDI-në por kemi bërë shumicë të re parlamentare për ta rrëzuar një regjim që ishte në krye me VMRO-DPMNE-në. Pa marrë parasysh ofertave dhe joshjeve që mi ka ofruar mua ai regjim që i keni dëgjuar në mjetet e informimit edhe për shumat e parave. Nuk kam pranuar ofertat sepse jam në politikë për të përfaqësuar popullin e jo për të fituar. Kurrë nuk kam bërë koalicion me BDI-në, por problemi ishte se nuk mund të bëhet shumicë parlamentare. Ne i kemi pasur 3 deputetë, tash në fakt i kemi dy se njëri ka lëvizur nga BDI-ja”, tha Sela.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!