Kur lindni një vajzë, ju nuk mund të mendoni për ndonjë gjë më të çmuar se ajo. Ju thjesht nuk mund t’i hiqni sytë nga ajo dhuratë e vogël gëzimi! Ndërsa ajo rritet, ju e vishni me rroba të bukura, i rregulloni flokët dhe e mësoni se si të ecë, flasë, ulet dhe se si të sillet! Ju mendoni për të gjitha gjërat që doni të bëni për të kur të rritet! Thellë brenda, ka një mendim që ju frikëson më shumë – fakti se ajo do të largohet nga ju një ditë për të gjetur një shtëpi të sajën! Edhe nëse ajo është vetëm një fëmijë, ka disa gjëra që vajza duhet të dëgjojë prej jush. Këto fjalë do ta formojnë atë në mënyra që nuk do të besonit
1.“Ti nuk je më pak se një djalë!” Gjëja e fundit që dëshiron që vajza juaj të dëgjojë është se ajo nuk është aq e mirë sa vëllai i saj, kushërinjtë ose ndonjë djalë tjetër që është i afërmi i saj. Pa dyshim, shumica e familjeve kanë dalë nga faza ku mbretëronte dëshira për të pasur një djalë, megjithëse në vendin tonë ekziston akoma ky mentalitet. Është “puna” juaj t’i tregoni vajzës suaj se ajo nuk është më pak e aftë se një djalë dhe ajo nuk duhet të kufizojë ëndrrat e saj bazuar në gjininë e saj. Tregojini për cilësitë e saj të mira dhe sa e admironi shpirtin e saj. Ajo duhet të dijë tani se ajo është mjaft e zgjuar dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalojë atë për faktin se është vajzë!
2.”Bukuria ndodhet brenda teje.” Së shpejti, vajza juaj do të fillojë të veshë një palë vathë të bukur dhe të lyejë thonjtë e saj. Ndërsa e gjithë kjo është shumë tërheqëse, duhet të siguroheni se ajo është e vetëdijshme për atë që është bukuri në të vërtetë! Është koha për t’i mësuar vlerat e mira vajzës suaj. Ajo duhet të dëgjojë nga ju se pa marrë parasysh sa e bukur është veshja e saj, se zemra e saj e mirë është ajo që e bën atë të bukur. Theksoni rëndësinë e ndershmërisë dhe kujdesit për të tjerët. Mësojini asaj se si të ndajë gjërat e saj dhe se sit ë mendojë edhe për të tjerat. Mësojeni të zhvillojë një ndjenjë dashurie për natyrën, si dhe për njerëzit!
3.“Askush nuk është i përsosur”. Tregojini asaj se as ajo nuk është e përsosur dhe se kjo nuk është gjë e keqe. Qëllimi përfundimtar i jetës, në fund të fundit, nuk është të arrijmë përsosmërinë, por të pranojmë gabimet tona dhetë kuptojmë unin tonë. Duhet t’i tregoni asaj se edhe pse përpjekja për të qenë e përsosur është gjë e mirë, ajo që është e rëndësishme është që vajza të pranojë dhe ta dojë veten. Pasi ajo pranon papërsosmëritë e saj të vogla dhe punon për t’i korrigjuar ato, vetëm atëherë ajo mund të rritet për të qenë versioni më i mirë i vetvetes.
4.”Jeta jote, rregullat e tua!” Është e natyrshme të kujdesesh dhe të mbrosh vajzën tënde, sidomos në një shoqëri ku mezi i besoni edhe të afërmve. Mësojini vajzës suaj se kur të rritet nuk do të duhet t’i thonë se si duhet të jetojë dhe çfarë të bëjë. Tregojini asaj se asnjë burrë apo grua nuk do të ketë (ose duhet të ketë!) atë lloj autoriteti mbi të. Ajo do të jetë e lirë të zgjedhë llojin e jetës që dëshiron të jetojë dhe do të jetë ajo që vendos rregullat e veta.
5.”Ji vetëvetja!” Vajza juaj e vogël mund të “humbasë veten” duke u përpjekur të imitojë kushërirën bukur! Ajo mund të ndihet e frikësuar ose madje edhe xheloze pa e kuptuar. Ajo mund të imitojë gruan që pëlqen, por ju duhet të jeni atje për të kur ajo të bëjë. Tregojini asaj se është e bukur dhe e zgjuar dhe se një e ardhme e ndritshme e pret. Tregojini asaj se ajo është unike në mënyrën e vet; ajo është e pazëvendësueshme. Prezantoni aftësitë e saj dhe talentet unike në mënyrë që asaj t’i pëlqejë që nga një moshë të re dhe ajo do të ketë shumë për të ofruar, pa pasur nevojë të imitojë dikë tjetër.