Sot është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor, zv.ministrit të Arsimit.
Mësohet se edhe më tej mbetet e hapur mundësia e ri formatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit.
Çështja ka mbetur pezull prej disa javësh, që kur anëtarët e Qeverisë u zgjodhën në krye të institucioneve të pushtetit lokal.
Aleanca për Shqiptarët këmbëngul që edhe më tej të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë.