Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurz: Mund të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor me vaksinën antiCOVID-19

Kurz: Mund të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor me vaksinën antiCOVID-19

Do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen në Austri, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz pas një takimi online me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Ne gjithashtu mund të ndihmojmë edhe vendet e tjera, të tilla si ato të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Kurz në një shënim në Twitter.

“Faleminderit presidentja Von der Leyen për punën e shkëlqyer në prokurimin e vaksinave kundër Covid-19 për Bashkimin Europian”, shtoi ai.

“Si rezultat, ne kemi portofolin më të madh të vaksinave në të gjithë botën dhe rreziku u shpërnda përmes kontratave me tashmë gjashtë prodhues’’, tha Kurz në Twitter.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments