Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurti: Vetëvendosje edhe në Maqedoni (VIDEO)

Kurti: Vetëvendosje edhe në Maqedoni (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ish kryeministri Albin Kurti sapo njoftoi se së shpejti do të fillojë iniciativa për krijimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, përcjell in7.

Këtë deklaratë, Kurti e bëri gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ku festohej 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i themelimit të VV’së.

“Sot në 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje përveç qendrës në Republikën e Shqipërisë fillojmë me iniciativën për formimin edhe të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. Pra do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, në Shqipëri, në diasporë, por do të ketë Vetëvendosje edhe ne Maqedoninë e Veriut. Ashtu që në përvjetorin e ardhshëm të mos flasë vetëm Bojken Abazi, por të flasë edhe dikush tjetër nga Shkupi, Tetova, Gostivari”, tha ms tjerash, Albin Kurit, përcjell in7.

Kjo ide e re e Kurtit, nuk është se nuk është përfolur më herët./in7.tv/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments