Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKurti: Njohja reciproke Kosovë- Serbi në pranverë

Kurti: Njohja reciproke Kosovë- Serbi në pranverë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur një televizion malazez, për të dhënë detaje mbi dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit për targat. Në një intervistë të publikuar sot nga Gradski TV, ai ka thënë se Kosova po mbështetet në propozimin e BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për arritjen e një marrëveshjeje.

Kurti, para gazetares Tamara Nikçeviq ka thënë se Kosova pret marrëveshja deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Që nga 9 shtatori i këtij viti kemi një model në të cilin do të mbështetemi gjatë negociatave në të ardhmen, të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Në fakt, thuhet se brenda pak ditësh, deri në pranverën e ardhshme, duhet të kemi një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ndërkohë ramë dakord që Kosova të mos vazhdojë me gjobat për veturat me targat ilegale KM dhe të tjera nga koha e sundimit të Millosheviqit. Serbia nuk do të lëshojë më targa të tilla dhe ne po u japim mundësinë, hapësirë ​​disamujore, si masë për besimin e ndërsjellë, për të arritur këtë marrëveshje, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për gjithë rajonin tonë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova është vend normal, por sipas tij, Serbia është një administratë ruse. Ai ka theksuar se pas shpalljes së pavarësisë, Republika e Kosovës u bë shtet normal.

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale, normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, një marrëveshje ndërkombëtare që është juridikisht obliguese dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke, ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se Serbia e ka pranuar edhe hapjen e negociatave që do të bazohen në propozimin e Brukselit, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Plani, ka thënë ai, është që në javën e ardhshme ose javëve në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Por problemi, sipas Kurtit, është të zihet besë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

“Nga 33 marrëveshjet e arritura nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, Serbia nuk ka zbatuar dy të tretat e tyre. Ne kemi përvojë të hidhur me Serbinë në kuptimin që nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Unë do të punoj për të siguruar që në të njëjtin kontekst të ndodh edhe nënshkrimi i marrëveshjes, por edhe zbatimi i saj”, ka theksuar Kurti.

Kur ka thënë se beson se kjo gjë nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur jo.

“Tashmë si garanci kemi Brukselin, Parisin, Berlinin dhe Uashingtonin. Prandaj e shohim këtë deklaratë si një hap pozitiv, progresiv në drejtimin e duhur”, ka theksuar Kurti.

Ai ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanisë, i cili mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

“Por, duke marrë parasysh situatën me Kinën dhe Rusinë, të cilat nuk janë vende demokratike dhe që janë në tension të madh me Perëndimin demokratik dhe kanë të drejtën e vetos, nuk është shumë racionale të pritet që ata të ndryshojnë mendimin e tyre në pak muaj”, ka thënë Kurti.

Krahas marrëveshjeve mes dy shteteve, ka shtuar ai, është e nevojshme edhe përballja me të kaluarën.

“Kështu që Willy Brandt e nisi Ostpolitik, në fillim të viteve ’70, jo me marrëveshje dhe negociata, por duke shkuar në Varshavë. Mendoj se në Serbi është shumë e rëndësishme që të ndodhë një përballje e tillë me të kaluarën. Kjo është mirë për të tashmen tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë tutje Kurti.

I pyetur nëse ka ndokush në Serbi sot që do të bënte një gjest si kancelari gjerman i atëhershëm Willy Brandt – i cili u gjunjëzua para monumentit të viktimave hebreje të Holokaustit, Kurti ka thënë: “Njerëz të tillë sigurisht që ka në Serbi, por ata janë individë dhe nuk kanë hapësirë ​​për veprim, nuk e kanë forcën dhe fuqinë që vjen me pushtetin, pra janë në opozitë dhe janë në opozitën joparlamentare. Tani ndoshta do të duhet pak kohë, por po jetojmë në kohë të vështira dhe të çuditshme”, ka theksuar kryeministri i Kosovës.

Kurti ka thënë se pa u përballur me të kaluarën dhe pa u distancuar nga Millosheviqi dhe Putini, Serbia nuk mund ta zgjedhë komunitetin evropian. /GazetaExpress

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!