Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKurti arrin në Ohër për takimin e nesërm me Vuçiqin

Kurti arrin në Ohër për takimin e nesërm me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku të shtunën do ta ketë një ditë të gjatë me takime.

Atje kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin evropian, i cili parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

Kurti fillimisht do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i cili do të jetë i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këta të fundit pastaj do të takohen edhe me presidentin Vuçiq. Takimet do të mbahen duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkohë, pas takimeve të ndara të Borrellit e Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiqin, do të zhvillohet takimi trepalësh, megjithatë koha e tij nuk është bërë e ditur ende.

Në fund të takimit trelateral do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments