Pamje të publikuara në Daily Mail shfaqin një njeri duke shpërthyer një cistë nga nofulla e tij.
Duke mos pasur durim që të pres për një trajtim, Frederic Ward, 23 vjeç, që vuante nga një infeksion, e mori vetë problemin në dorë.
I incizuar nga shokët e tij, Ward e shtypë dhe e shtrydhë puçrrën, në tentim për ta hequr atë, për të cilën tha se “dhembi shumë”, transmeton Gazeta Express.
Pas më shumë se një minute tentim, ai nuk mundi ta pastronte cistën tërësisht nga nofulla e tij dhe mbeti i infektuar.
Shikoni fotot të nxjerra nga videoja e filmuar, për ta parë pse nuk duhet t’i shpërtheni aknet apo cistat, por të shkoni te mjeku.