Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovë‘Kur dridhet Shqipëria, Kosova s’ka gjumë’/ Aktori i njohur përlot me poezinë...

‘Kur dridhet Shqipëria, Kosova s’ka gjumë’/ Aktori i njohur përlot me poezinë për tërmetin

Aktori i njohur, Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.

Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria, Kosova nuk mund të flejë gjumë.

“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, janë disa nga vargjet e tij.

Kujtojmë që tërmeti me magnitudë 6.3 tronditi vendin tonë, duke sjellë 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments