Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriKujdes nga ky mjek, iu merr para për të shëruar sëmundjen e...

Kujdes nga ky mjek, iu merr para për të shëruar sëmundjen e rëndë, por…

Një qytetar denoncon në emisionin “STOP” se vuan nga hernia diskale dhe pasi nuk gjeti zgjidhje, i sugjeruan një mjek popullor në Durrës, i cili premtonte shërimin e hernies për 12 ditë.
Pasi u lidh me mjekun Kadri Sherifi, ky i fundit i aplikoi metodat e tij: e shtroi në kushte spitalore në shtëpinë e tij dhe e leu me çajra, vajra e kafe, për 12 ditë. Gjithçka i kushtoi 650 mijë lekë të vjetra, por problemi mbeti.

Emisioni ”STOP” provon të takojë mjekun ‘çudibërës’, i cili sugjeron të njëjtën metodë. Ai pranon se nuk ka licensë nga Urdhri i Mjekut dhe nuk paguan tatime, pasi aktiviteti i tij nuk është ligjor.

Mjeku neurolog, Altin Kuqo shpjegon problemet e hernies diskale dhe mënyrat e zgjidhjes së këtij problemi, që nuk përputhen me ato të Kadri Sherifit.

“Kisha dëgjuar se shëron këtë hernien diskale. Vajta që ta pyesja si bëhej kjo punë, se e dija që isha me hernie diskale. Vajta atje që të bëja një vizitë dhe të shikoja se çfarë mjeku ishte… Për 12 ditë sëmundjen ta shëroj unë tha. U shtrova, se duke më thënë ai që për 12 ditë shërohesh sesbën. Pastaj kur kaluan 12 ditë më tha që do vazhdojmë edhe një muaj, dihej ajo që nuk shëroheshe. Thjesht që ndenja atje shtruar, që më lyente me atë ilaçin dhe asgjë tjetër. Ai më lyente një herë në mëngjes në orën shtatë dhe një herë në orën nëntë dhe hiç, asgjë tjetër.”

I pyetur nga gazetari i emisionit “STOP” se sa i kushtoi ky shërbim, denoncuesi tha se pagoi 650 mijë lekë të vjetra, por gjendja shëndetësore është e njëjta.

Kamera e fshehtë e misionit “STOP” iu drejtua Golemit për t’u “shëruar” nga “mjeku” Kadri Sherifi.

Qytetari – Përshëndetje! Ju jeni doktori?

Mjeku – Po!

Qytetari – Unë kam babin me hernie diskale, ka shtrembërim të shtyllës kurrizore …

Mjeku – Sa vjeç është?

Qytetari – 62 (vjeç).

Mjeku – Dëgjo, të jetë si të dojë hernia diskale, bëhet, por duhet shtruar këtu.

Qytetari – Me ça metode mjekon, sa është kostoja?

Mjeku – Metoda është këtu, ka tre ilaçe. Një është ilaç për të pirë si çaj në mëngjes dhe dy janë për t’u lyer, por janë të ndryshme, ndryshojnë për çdo ditë. Por që të thahet hernia, do 12 ditë që të rrijë këtu. Pa 12 ditë nuk bëhet.

Qytetari – E kuptoj shumë qartë, por sa të thashë që ka deformim kocke.

Mjeku – Po deformohen të gjitha ato nga pozicioni që rri, se tërhiqet nervi, goditet dhe rri shtylla kurrizore kështu.

Qytetari – Sa efikase ka qenë dhe sa është kostoja?

Mjeku – Për 12 ditë që duhet të rrijë këtu, me fjetje, me ushqime, me vizita, me të gjitha gjërat, shkon 650 mijë lekë.

Gazetari i emisionit “STOP” u përball me mjekun popullor për denoncimet e depozituara pranë redaksisë së emisionit, ku thuhet se nuk ka asnjë përmirësim shëndetësor pas metodave të tij.

“Bëj spostimin e hernies, që të mos godasë nervin, liroj dhimbjet dhe kaq. Nëqoftëse ai më thotë që jam me hernie diskale ose kam spoliatrozë, i jap ato dhe kaq, ça? Unë s’jam mjek. Kush të nxjerr licencë po s’ishe mjek”

I pyetur nga gazetari nëse shërbimi i tij mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të pacientit, Sherifi shprehet: “S’ka efekte anësore. Unë s’bëj asgjë! Se i jap një çaj për të pirë e i bëj një tërheqje me duar … Unë s’përdor asnjë lloj aparature, asnjë lloj force, asnjë gjë s’përdor”.

Mjeku popullor thotë se shërbimi që ofron është i trashëguar brez pas brezi, ndaj me të ka patur rezultate të mira në shumë pacientë.

Por mjeku neurolog i Shërbimit Universitar të Neurologjisë “Profesor Preza”, Altin Kuqo, nuk ndan të njëjtin mendim.

“Është mjeku neurolog ai që bën vizitën. Vizita neurologjike ka rolin e vet dhe me gjithë bindjen që ne kemi, nëse ka apo jo hernie diskale, diagnozën përfundimtare e vendosin ekzaminet dhe më i përshtatshmi është rezonanca magnetike.”

Mjeku Kuqo shpjegon se shkëputja e diskut që shkakton dhimbje mund të bëhet vetëm nëpërmjet metodave mekanike, ndër të cilat më efikasja është kirurgjia. Altin Kuqo shton se nëse pacientja nuk i drejtohet mjekut neurolog në kohë, por preferon mjek popullor, hernia diskale mund të përfundojë në paralizë.

I pyetur nga gazetari nëse ka dëgjuar rreth kurimit të hernies me kafe, ai shprehet: “Vetëm nëqoftëse është hernie diskale në tru dhe jo në kolonë. Nëse njeriu mendon se e ka, pa e patur realisht, mund ta qetësojë edhe me kafe”. /tvklan.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!