Reshjet e pandalshme të borës në Strugë pothuajse e kanë bërë të vështirë qarkullimin e lirë të makinave, shkruan Struga Ekspres.
Edhe pse komunalja e Strugës dje pastroi rrugët nga bora, përsëri këto rrugë janë në gjendjen e mëparshme, pra me borë shumë dhe që rrezikojnë edhe shkaktimin e aksidenteve me makinë.Qytetarët shprehen të revoltuar për gjendjen e rrugëve të cilët presin edhe ndërhyrjen e komunales për pastrimin e rrugëve.
Nga Komunalja tregojnë se ata janë të gatshëm në çdo moment për pastrimin e rrugëve,dhe se ata pastrojnë pandalur rrugët e qytetit.
Edhe më keq duket situata në rrugën magjistrale Strugê-Qafethanë,ku rruga është plotë me borë dhe se është shumë e rrëshqitshme.
(Struga Ekspres)