Sunday, October 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKu kanë përfunduar paratë e “Reketit”!?

Ku kanë përfunduar paratë e “Reketit”!?

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) nis kontrollet në kompanitë e Bojan Jovanovskit. Hetuesit në këtë institucion do ti kontrollojnë tatimet në të dhënat e kontabilitetit të “Lidhjes Ndërkombëtare – Shkup, 1TV dhe BJM Media. Sipas procedurës, DAP-i i mori nga Gjykata Penale urdhrat për t’u dërguar në burgun e hetimit Shutkë. Me ta, ata do ta informojnë Boki 13, që përmes avokatit të tij, tu transmetojë stafit ti përgatisin të dhënat e kontabilitetit për inspektim.

Nga DAP-it thonë se ata janë të interesuar vetëm për një pjesën të tatimeve me të cilat kanë bashkëpunuar personat fizikë dhe juridikë dhe janë paguar paratë dhe nëse është paguar tatim ndaj shtetit. Këtë kontroll e bëjmë me vetiniciativë pa urdhrin e prokurorisë. Por, sipas disa zyrtarëve të antikorrupsionit, vetë Prokuroria duhej të kishte kërkuar shumë më parë hyrje të DAP-it në kompanitë e Jovanovskit dhe të veprojë në mënyrë të sinkronizuar.

Tani për tani, mbetet një enigmë, ku janë milionat e aferës Reket. Gjurmët e parave do të jenë vështirë për t’u gjetur nëse është paguar me para në dorë, dhe jo përmes transaksioneve dhe kontratave të rregullta, thonë ekspertët, megjithëse edhe ky nuk është një mision i pamundur.

Katica Janeva përfundoi në 30 ditë në paraburgim për 5,000 euro mobilje të pranuara, sepse ka ndikuar në procedurat e “Perandorisë”. Kjo ia ka lehtësuar pozitën Orce Kamçevit, dhe për të dyshuarit e tjerë Jovanovski dhe Milevski ata kanë përfituar një pronë prej 1.5 milion eurosh. Sa prej këtyre parave kanë përfunduar te ajo, përgjigje nuk kas as prokurorja Ruskovska.

Hetimi financiar është në rrjedhë, ajo që gjetëm deri tani janë mobilet.

Përndryshe, Këshilli Penal dje kundërshtoi ankesën e avokatit të Janevës për paraburgim e caktuar prej 30 ditësh dhe ajo mbetet në Shutkë.

Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments