Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKu është Zoti në këtë kohë të vështirë pandemie? Ja si përgjigjet...

Ku është Zoti në këtë kohë të vështirë pandemie? Ja si përgjigjet hoxha Enis Rama (VIDEO)

Imami i xhamisë kryesore në Mitrovicë, Enis Rama, ka qenë i ftuar si mysafir i Reporteri.net, me të cilin është biseduar për gjendjen me coronavirus dhe impaktin e tij në jetën e myslimanëve.

Ndër të tjera, ai është pyetur edhe për mendimin e tij rreth kësaj pandemie, sidomos për prezencën hyjnore.

I pyetur se ku është Zoti në këto momente kur COVID 19 po merr jetë njerëzisht, imami Rama për Reporteri.net, është përgjigjur: “Patjetër, shumë. Dëgjo, Zoti përmend në Kur’an se ajo që ka goditur njerëzit, është pasojë e rebelimit dhe arrogancës së tyre, e për shumë të tjera thotë “All-llahu ua falë, All-llahu u kursen”.

Shiko psh, ne kemi një numër të caktuar të njerëzve të prekur. A thu vallë ky numër është reflektim i kujdesit tonë qindpërqind apo ka ndonjë hyjnore këtu? Padyshim që ka ndonjë hyjnore dhe na ruan Zoti. Pasi, nga mënyrat se si po përhapet dhe shpërndahet, e intervenimi i vonuar i të gjithëve në marrjen e masave, lë me kuptu që këtu kishte me qenë një masakër e madhe e të prekurve në aspektin e shpjegimit shkencor. Mirëpo, nëse e tejkalojnë këtë dimension, atëherë patjetër që duhet me inkuadru edhe dimensionin e kujdesit hyjnor. Zoti përkujdeset dhe na ruan.

Pastaj shikoni, p.sh. e veçanta e këtij virusi është se fëmijët janë më të kursyerit, që zakonisht është e kundërta.

Andaj, dua të them se këtu lexojmë një kujdes të madh hyjnor ndaj njerëzimit”, tha ai.

Emisioni i plotë i imamit të njohur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments