Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniKryetari i komunës që nënshkruan kontratë me çdo qytetar

Kryetari i komunës që nënshkruan kontratë me çdo qytetar

Shqiprim Arifi i Alternativës për Ndryshim (APN) në Preshevë është një nga kandidatët e vetëm për kreun e një komune në Ballkan që ofron nënshkrimin e një kontrate me qytetarin, për të realizuar premtimet e tij.

Ai ditëve të fundit është në çdo cep të Preshevës, ku firmos kontratën e tij me qytetarët. Në këtë kontratë janë 30 zotimet e partisë së tij APN, që do të realizohen gjatë mandatit katër vjeçar të qeverisjes në Preshevë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të jemi transparent me ofertën tonë karshi qytetarëve. Ne po i ofrojmë kontratën tonë që përmban 30 zotime që duhet të realizohen. Ky është aktivitet që e kemi nisur dhe vazhdon deri në fund të fushatës. Me këtë jemi më transparent me qytetarët dhe më të qartë. Interesimi është i madh, pasi që qytetarët për herë të parë njihen në mënyrë transparente me ofertën e një partie serioze”, theksoi për INA, Shqiprim Arifi.

Sipas tij, kjo ofertë do të dal sfiduese dhe do të sigurojë një fitore të thellë në zgjedhjet e 24 dhjetorit. Ndër zotimet kryesore janë hapja e kufirit Miratoc – Llojan, tekstet shkollore si dhe investimet në sferën e arsimit dhe sfera të tjera, por edhe tërheqja e investitorëve të huaj.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments