Mësohet se Aleanca për Shqiptarët tashmë është shumë afër marrëveshjes me LSDM-së dhe liderin e saj për të qenë pjesë e Qeverisë së re.
Struga Ekspres mëson nga burime brenda Aleanca për Shqiptarët se kandidati serioz për të marrë drejtimim e Ministrisë së Drejtësisë është Krenar Lloga nga Livadhia e Strugës.
Krenar Lloga aktualisht është anëtar i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjevë në Republikën e Maqedonisë.
Edhe pse Arben Taravari mohon vazhdimisht se nuk ka bisedime me Kovaçevskin për të qenë pjesë e Qeverisë së re, por disa anëtarë e quajnë punë të kryer hyrjen në koalicionin qeverisës me LSDM-në, BDI-në, Alternativën dhe PDSH-në.(Struga Ekspres)