Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Qëllimi jonë është që deri më 2030 të jemi anëtare e...

Kovaçevski: Qëllimi jonë është që deri më 2030 të jemi anëtare e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se legjislacioni i Maqedonisë është pothuajse 45 për qind i përafërt me atë evropian dhe se negociatat për anëtarësim do të jenë vetëm një nxitje shtesë për përshpejtimin dhe thellimin e këtyre proceseve. Ai tha se të gjitha institucionet relevante janë të gatshme të kontribuojnë në procesin e shqyrtimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kohëzgjatja e negociatave do të varet kryesisht nga zbatimi i reformave të nevojshme, si dhe nga aftësia e BE-së për të mbështetur dhe thelluar zhvillimin e vet, duke garantuar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj. Në këtë kuptim, përmes punës intensive dhe të përkushtuar, Maqedonia e Veriut synon të jetë plotësisht e përgatitur për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2030, në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së deri në fillim të periudhës së ardhshme buxhetore të BE-së”, tha Kovaçevski.

Për kohëzgjatjen e negociatave, kryeministri theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut si më parë, ajo do t’i përmbahet parimeve të transparencës dhe gjithëpërfshirjes së të gjithë aktorëve socialë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments