Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Po të mos e subvenciononte Qeveria energjinë elektrike, qytetarët do të...

Kovaçevski: Po të mos e subvenciononte Qeveria energjinë elektrike, qytetarët do të paguanin fatura edhe më të larta

Gjashtëqind mijë amvisëri dhe shtatëdhjetë mijë kompani që janë në tregun rregullator në vend furnizohen me energji elektrike të subvencionuar.

“Nëse Qeveria nuk subvencionon 80 përqind të çmimit të energjisë elektrike, faturat e qytetarëve do të ishin pesë herë më të larta”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai informoi se Qeveria është duke zhvilluar negociata intensive me vendet fqinje dhe vendet tjera për të siguruar energji elektrike me çmim të favorshëm për ekonominë dhe konsumatorët e mëdhenj.

Në vend termocentralet shtetërore po punojnë me kapacitet të plotë.

“Kemi zhvilluar takime me të gjitha vendet fqinje për të mundësuar qarkullimin e pandërprerë të energjisë. Me Republikën e Greqisë për furnizim të pandërprerë me qymyr dhe naftë, sepse nafta vjen nga Greqia në Maqedoninë e Veriut. Me Republikën e Shqipërisë edhe për rrjedhjen e papenguar të qymyrit, sepse aty ka edhe depozita të qymyrit cilësor. Tani do të fillojë nxjerrja e xehes nga miniera e Zhivojno-s. Aktivizuam kapacitetet që nuk ishin shfrytëzuar më parë për rrymë, Osllomej, TEC Negotinë. Me kërkesë të Dhomës së Tregtisë dhe odave të tjera ekonomike, tashmë kemi diskutuar me Republikën e Bullgarisë që gjatë dimrit të mos ketë ndërprerje të lidhjeve ndërkombëtare të energjisë elektrike. Në 10 vitet e fundit ka ndodhur tre herë që të ketë ndërprerje të tranzitit ndërkombëtar të energjisë elektrike për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Po bisedojmë edhe me Republikën e Serbisë, me Republikën e Bullgarisë dhe me Republikën e Turqisë për furnizim me energji elektrike me çmime që do të jenë të përshtatshme për ekonominë tonë”, theksoi kryeministri Kovaçevski në një intervistë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!