Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaVIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të...

VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë ruse, 6 nxënës të vrarë

Të shtëna me armë janë regjistrua mëngjesin e sotme në një shkollë në Rusi.

Një person i armatosur ka hyrë në një shkollë fillore në qytetin rus të Izhevsk, sipas medieve lokale.

Sulmuesi i veshur me të zeza dyshohet se hyri në shkollën fillore 88 dhe hapi zjarr, duke vrarë të paktën gjashtë nxënës.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen aktualisht në shkollën e cila po evakuohet dhe ka raportime kontradiktore për numrin e të plagosurve.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë studentët duke u përqafuar në një klasë, por vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar.

Drejtoresha e shkollës arriti të fshihej me një adoleshente të plagosur në zyrën e saj, raportojnë gjithashtu mediat lokale.

Për momentin mbetet e paqartë nëse autori është arrestuar, ndërsa nuk dihen motivet e sulmit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments