Tuesday, April 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKovaçevski: Nëse nuk ka progres, do të ketë problem serioz

Kovaçevski: Nëse nuk ka progres, do të ketë problem serioz

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, përmes një postimi në FB ka njoftuar se Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai shkruan se së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin, kanë sjellë vendim që të konfirmojnë se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë të ardhme evropiane.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka miq të dëshmuar në vendet anëtare të BE-së. Janë vendet që shikojnë drejtë së ardhmes, kundrejt të shkuarës, dhe nga të cilat ne, Shqipëria, por edhe rajoni kemi mbështetjen e plotë në përmbushjen e objektivit strategjik – anëtarësimit në BE. Nëse nuk arrihet përparim në procesin e integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe goditje për kredibilitetin e BE-së në Ballkan”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments