Friday, December 2, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniKovaçevski: Nëse bisedimet me ASH-në vazhdojnë në frymën pozitive, qeveria mund të...

Kovaçevski: Nëse bisedimet me ASH-në vazhdojnë në frymën pozitive, qeveria mund të zgjerohet!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nëse bisedimet vazhdojnë në frymën pozitive, si deri më tani, Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ende nuk është biseduar për ndarjen e resorëve.

“Thash që nuk kemi biseduar konkretisht për resorë dhe për marrjen e përgjegjësive në resorë të caktuara, por gjithsesi se bisedimet do të vazhdojnë dhe në qoftë se biem dakord komplet në këto parime themelore për të ardhmen e shtetit, në këtë nuk kam dyshim për shkak se Aleanca për Shqiptarët edhe në periudhën e kaluar ka treguar se ka mbështetur të gjitha vendimet që kishin të bëjnë për ardhmërinë evropiane të vendit. Mendoj se në të ardhmen, nëse bisedimet vazhdojnë me vullnet të mirë dhe në frymë pozitive si deri tani, mund të ndodh edhe zgjerimi i shumicës qeveritare”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se përgjigja e tij për mundësinë e futjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri nuk dallon shumë nga ajo e kreut të integristëve Ali Ahmeti.

“Përgjigjen që e dha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk dallon shumë nga përgjigja që dhashë unë. Për shkak se edhe unë thash që me partinë Aleanca për Shqiptarët, posaçërisht me u.d. kryetarin Arben Taravari edhe unë kam biseduar për ardhmërinë evropiane të vendit dhe të gjitha vendimet që duhet të merren, gjithashtu thash që koalicioni ynë qeveritar është i hapur për të gjitha partitë politike që e ndajnë këtë vizion”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments