Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre praktikisht do të fillojë procesi, i cili më pas normalisht do të hyjë në procedurat të cilat janë caktuar me ligj, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte për vizitë tek kompania “Vezë Sharri” së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Unë besoj se shteti ynë ka kapacitet, para së gjithash, demokratik, megjithatë edhe kapacitet evropian dhe vizion dhe ky vendim për vazhdim të rrugës sonë evropiane nuk do të jetë peng e karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet, ndërkaq i cili është i gatshëm për shkak të kolltukut të tij personal të rrezikojë ndërprerje të një procesi i cili do të thotë sigurim i anëtarësimit të barabartë ne BE i cili me vete sjellë investime, rroga të rritura, standard më të lartë prë qytetarët, institucione kulminante, legjislaturë të lartë evropiane, këtu në shtetin tonë sepse qytetarët tanë dëshirojnë dhe meritojnë të jetojnë në BE, por këtu në vendin e tyre e jo në vend të huaj”, tha Kovaçevski.

Kryeministri nuk u përgjigj se kur do të formohet komisioni i cili do të punojë në ndryshimet kushtetuese. Vetëm konfirmoi se ekipi për përgatitje të amandamenteve kushtetuese do të formohet në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe se në të do të bëjnë pjesë ekspertë të lartë nga fusha e së drejtës kushtetuese dhe drejtësisë dhe përfaqësues të partive politike sepse, siç tha, për këtë proces nevojitet konsensus i gjerë politik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments