Kosovë-Shqipëri, sot mbledhja e përbashkët e dy qeverive

0
18

Sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës, Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në këtë mbledhje e cila është e teta me radhë, pritet të nënshkruhen një varg marrëveshjesh dypalëshe dhe protokolle të ndryshme bashkëpunimi.
Kjo mbledhje e përbashkët pritet të shrbejë edhe si skanim i marrëveshjeve paraprake për të parë se cilat nga ato që janë nënshkruar vitin e kaluar janë realizuar e cilat ende jo.

Kjo pasi në nëntor 2021 në Elbasan ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Para kësaj mbledhje, një ditë më parë në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryeministri Rama i cili zhvilloi disa vizita në biznese të ndryshme në vend si dhe vizitoi familjen e ish presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5