Saturday, October 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIseni: Po zbardhet rasti me dhunën policore, kjo është e vërteta

Iseni: Po zbardhet rasti me dhunën policore, kjo është e vërteta

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sërish ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup më 7 tetor, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma policore nuk mund të përdoret si arsyetim për tejkalim të kompetencave.

Ja postimi i plotë:

Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dua të theksoj qartë se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave që janë objekt i veprimeve policore.

Çdo veprim policor duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor.

Çdo provë do të shqyrtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se rasti nuk ka asnjë lidhje me motive etnike, ndërsa patrulla policore e përfshirë kishte përbërje të përzier etnike.

Nuk duhet të lejojmë që ky rast të keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!