Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKosova do njoh patentën për shoferë të Maqedonisë

Kosova do njoh patentën për shoferë të Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe homologu i tij nga Shkupi, Oliver Spasovski sot firmosën marrëveshjen për nohjen reciproke të patentë – shoferëve, informon INA.

Gjatë takimit të tyre në Prishtinë u diskutua për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe veçanërisht u diskutua për Protokollin ndërmjet dy vendeve për kryerje të kontrollit kufitar në trafikun hekurudhor (Hani i Elezit/Bllacë).

“Ka disa segmente ku ministritë tona të brendshme mund të bëjnë më shumë për qytetarët tanë, pikërisht me anë të marrëveshjeve dhe memorandumeve, si ato që i nënshkruam sot”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve.

“Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt që do t’iu sjellë lehtësira më të mëdha qytetarëve e të dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte besojmë që ky hap do të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, tha ministri Spasovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!