Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKomunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në kushte të vështira

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në kushte të vështira

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të rënduara, nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri më 100 metra në Stracin dhe deri më 150 metra në Pletvar, paralajmërojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Express.
Nga ora 1:00 ka ndërprerje të plotë të komunikacionit nv rrugën rajonale Vallandovë-f.Udovë, për shkak të ujit të shtuar në lumin e Kalkovës.

Rruga lokale f.Zheleznec – f.Mallo Ilino në Demir Hisar nuk është i kalueshëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Në drejtimin rrugor Mavrovë – Galiçnik, 100 metra para Çezmës së Mbretit komunikacioni zhvillohet në kushte të rënduara për shkak të derdhjes së ujit në rrugë. Në këtë vend është vendosur sinjalizim përkatës. Rekomandohet që kjo rrugë të mos shfrytëzohet deri në sanimin e saj dhe normalizimin e komunikacionit në të.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh kushtet e motit dhe ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments