Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomunat e Strugës dhe Ohrit rrezikojnë të mbeten pa kompetenca (VIDEO)

Komunat e Strugës dhe Ohrit rrezikojnë të mbeten pa kompetenca (VIDEO)

Marrja e kompetencave të komunave të Ohrit dhe Strugës në pjesën e dhënies së koncesioneve për plazhet dhe transferimi i kompetencave shtetit do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve, mëson jozyrtarisht Alsat. Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njoftoi se nëse ndodh kjo, ai do ta apelojë zgjidhjen ligjore, dhe nëse është e nevojshme do të japë edhe dorëheqje. Nga ana tjetër Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ndryshimet në Ligjin për Tokë Ndërtimore tashmë janë dorëzuar në Kuvend.

Qëllimi është të bëjmë një projeksion, respektivisht mbrojtje të plotë të të gjithë bregut të liqenit. Kjo nuk do të thotë se Ohri nuk duhet të zhvillohet, por duhet të zhvillohet nën kontrollin e shtetit, ambientalistëve dhe syrit të qytetarëve – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Përveç kompetencave ndaj plazheve, nga pushteti pohojnë se gjithashtu do të kërkohet përgjegjësia edhe për djegien e kallameve përgjatë bregut të liqenit.

Tanimë janë ndërmarrë hapa konkret. Janë ngritur kallëzime penale në të dy vendet ku është kërkuar. Janë vërtetuar kryerësit dhe janë ngritur padi penale – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ambientalistët thonë se gjatë viteve të kaluara ato rregullisht kanë ngritur kallëzime deri tek kompetentët për veprime të ngjashme, por nuk ka pasur efekt.

Nëse ndaj këtyre shkatërruesve të kallamave ngrihen kallëzime penale dhe ndërmerren masa ndëshkuese, mendoj se situata duhet të përmirësohet – u shpreh Marian Glavinski.

Ndryshe, ende nuk dihet cili do të jetë fati i objekteve të ndërtuara tashmë përgjatë bregut të liqenit të Ohrit dhe Strugës, të cilat janë ndërtuar pasi që plazhet filluan të jepen me koncesion.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!