Komuna e Strugës: Në Strugë nuk ka asnjë objekt të paligjshëm në rajonin e mbrojtur për dallim nga Ohri

0
16


Kryetari Merko takon Komisionin për menaxhim te trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore te rajonit të Ohrit

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Me iniciativë të minisitrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, në sallën e këshillit të Komunës së Strugës u mbajt takim për prezantimin e Draft – Raportit për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor per planin e menaxhimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit 2019-2028.

Kryetari Merko gjatë takimit u shpreh se në Komunën e Strugës nuk ka asnjë objekt të paligjshëm në rajonin e mbrojtur për dallim nga Komuna e Ohrit.Hedhim poshtë të gjitha spekulimet nga individe në pushtetin qëndror dhe nga disa media se Komuna e Strugës ka probleme finansiare. Komuna e Strugës është në pozitë të mirë financiare dhe ka mundësi investimi, prandaj pushteti qëndror duhet të na lejojë që të investojmë dhe vazhdojmë në zhvillimin e Strugës.

“Sot kemi përfunduar apo jemi në punim e sipër të mbi 30 projekteve madhore si ndërtim të infrastrukturës për kanalizim, asfalltim të rrugëve, parkingje, ujësjellës dhe kemi vullnet dhe mundësi që këto projekte ti dyfishojmë”- deklaroi kryetari Merko.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5