Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës i kundërpërgjigjet Rajmonda Mamudit nga Aleanca, ja reagimi

Komuna e Strugës i kundërpërgjigjet Rajmonda Mamudit nga Aleanca, ja reagimi

Reagim – “PROFESORESHA” e humbur në KËSHILLIN E STRUGËS

Në rradhë të parë do duhet ti kërkoni llogari ish-administratorit të komunës së Strugës për mjetet financiare të ndara për fundvitin e 2017-ës. Për mjetet financiare të harxhuara në mënyrë joracionale dhe të hedhura në kosh qeverisja e kaluar e komunës së Strugës është shembull më i mirë.
Qytetari strugan nuk mund të manipulohet nga ju. Duke qënë dhe “ekonomiste” me profesion mirë është të krahasoni mjetet buxhetore të vitit të kaluar me ato të këtij viti. Nëqoftëse dëshironi ti tregoni qytetarit të strugës transparencë dhe profesionalizëm do ishte mirë t’i tregoni se administrata komunale e juaja ka harxhuar për festat e fundvitit 1.550.000 den më shumë se mjetet e parapara për këtë vit.
• Për stolisjen e qytetit mjetet financiare janë reduktuar me 300.000 den.
• Për programin kulturoro-argëtues koncert që nuk u mbajtë kurrë dhe ju duhet ta dini më së mirë në xhepin e kujt përfunduan ato para, për këtë vit nuk janë parapar mjete financiare
Por ndoshta reagimi juaj vjen si pasoj e mos ndarjes mjete financiare për antarët e këshillit të komunës në vlerë prej 600.000 den, para të taksapaguesve strugan.
E nderuar këshiltare patrioti juaj në 4 vite qeverisje harxhoi 200.000 euro për programet e fundvitit ku për 4 vite mashtruat qytetarët strugan se do të organizoni koncerte fundviti që asnjëherë nuk u mbajtën por mjetet e parapara përfunduan në xhepat e shefave tuaj.
Ndoshta hallin nuk e keni tek familjet e rrezikuara sociale por tek 600.000 denarët qe prisnit të përfundojnë në xhepat tuaj.
Bashkangjitur keni edhe dokumenta me të cilët tregohet dyftyrësia juaj!

Zyra për marrëdhënie me publikun!
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments