Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKompania nuk u'a pagoi hotelin, turistët nga Maqedonia mbetën rrugëve të Turqisë...

Kompania nuk u’a pagoi hotelin, turistët nga Maqedonia mbetën rrugëve të Turqisë (VIDEO)

Dymbëdhjetë shtetas të Maqedonisë nga Vinica, Strumica, Prilepi e Shkupi mbetën në rrugë në Kapadoki të Turqisë, sepse hoteli nuk ishte i paguar.

TV24 bën të ditur se turistët ishin nisur përmes agjencisë “Orfej”, por e kanë kuptuar se agjencia nuk e ka paguar hotelin, dhe pas një nate qëndrimi ata janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Turistët ishin nisur drejt Turqisë për festën e pashkëve dhe ngelën në qiell të hapur.

Nga ana tjetër, Agjencia është arsyetuar se pagesa nuk është kryer për shkak të prishjes së sistemit nga goditja e vetëtimës afër ndërtesës ku janë zyrat.

Inspektoriati shtetëror i tregut ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë për Ekonomi që agjencisë në fjalë t’i merret licenca. Ministri Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se licenca do të merret nëse do të vërtetohet gjithçka rreth këtij rasti.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments