Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKompania “City Light” reagon ndaj akuzave te Deputetit te “Aleances” z.Syrja Rashidit

Kompania “City Light” reagon ndaj akuzave te Deputetit te “Aleances” z.Syrja Rashidit

Reagim. Kompania “City Light” reagon ndaj akuzave te Deputetit te “Aleances” z.Syrja Rashidit . Kaloj koha kur me paratë e kompanisë tonë ndërtonit projekte dhe bulevarde në Strugë. Paratë që i keni marrë çdo muaj nga EVN-ja për taksën rrugore 5 vite radhazi nuk ja keni paguar kompanisë “City Light” edhe pse me korrektësi janë kryer të gjitha obligimet ndaj Komunës së Strugës. Me këtë reagim duam që të njoftojmë edhe opinionin se 1.2 milion euro, mjete financiara këto që kanë qënë detyrim dhe borxh i Komunës së Strugës ndaj “City Light” janë abuzuar nga ish-kryetari i Komunës së Strugës z.Zijadin Sela dhe jo vetëm që nuk janë paguar por kompania “City Light” ka qënë edhe e zhvatur nga administrata e Komunës së Strugës në krye me Zijadin Selën. Duam të theksojmë që Kompania “City Light” ka ngritur padi gjyqësore ndaj Komunës së Strugës, padi kjo e cila është fituar në kohën kur ka qënë Kryetar Komune z.Zijadin Sela dhe këta vendime kanë qënë të ekzekutueshme dhe automatikisht me ardhjen e parave nga qeveria është ekzekutuar vendimi gjyqësor dhe janë tërhekur paratë nga llogaria e Komunës. Ju lutemi që të mos abuzohet më me emrin e kompanisë tonë e cila mban me bukë mbi 200 të punësuar, por paaftësinë tuaj në menaxhim dhe abuzim të parave të kompanive private të marrë njëherë e përgjithmon fund në Strugë dhe në R.e Maqedonisë së Veriut.

Kompania “City Light

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments