Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKomisioni për Sëmundje Infektive propozon që viti shkollor të fillojë onlajn

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që viti shkollor të fillojë onlajn

Pas konkluzionit të seancës së Qeverisë të martën Plani i MASH-it për vitin shkollor 2020/2021 të shqyrtohet me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe ajo ta japë mendimin për modelin e mësimit, Komisioni dje në mbledhje solli propozim përfundimtar i cili tani do të duhet të shqyrtohet nga Qeveria dhe ajo ta sjellë vendimin se si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori.

Propozimi është viti shkollor të fillojë onlajn, me dy përjashtime – i pari është për nxënësit e klasës së parë deri në të tretë, për të cilët propozohet mësimin ta ndjekin me prani fizike, duke e marrë parasysh aspektin socioemocionues dhe moshën e tyre, ndërsa përjashtimi i dytë janë shkollat me numër të vogël të nxënësve në paralele – mësimin ta organizojnë me prani në klasa nëse atë e lejon gjendja epidemiologjike.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska paradite për MIA-n deklaroi se Shtabi koordinues i krizave nga MASH ka kërkuar t’i riaftësojë protokollet për modelet e mësimit në bazë të propozimit të Komisionit dhe të dorëzojë të dhëna se sa shkolla janë me numër më të vogël të nxënësve, të cilat mund të organizojnë mësim me prani fizike, në cilat komuna gjenden, kushtet e tyre hapësinore etj. Naumovska tha se grupet e punës në MASH janë në komunikim me Shtabin dhe prejse protokollet do të harmonizohen me propozimin e Komisionit, ai do të vendoset në rend dite të seancës së Qeverisë, me siguri javën e ardhshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!