Saturday, May 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKoha e kërmijve me guaskë

Koha e kërmijve me guaskë

Fluturim Bajrami (Struga Ekspres)

Jetojmë në një kohë të pakohë; në një shtet pa shtet; në një shoqëri pa respekt; në një vend ku gjithçka e keqe po lulëzon dhe e mira, e ndershmeja, njerëzoreja, humaneja, patriotikeja, po shqelmohet, përbuzet e nëpërkëmbet nga të gjithë e nga të gjitha anët dhe me të gjitha mënyrat. Nuk ka ndërgjegje, nuk ka sinqeritet, s’ka respekt, agjë nuk ka vlerë , as ajo që po e bëjmë me mund e me djersë, me sakrificë e me vullnet të madh, nuk ka sepse është koha e maskave, të atyre që nata i gjen analfabetë e dita i zbardhë magjistra, doktorë shkencash, mjekë, patriotë, atdhetarë, të vetëquajtur bashkërisht si intelektualë. Të paktë janë ata intelektualë që me shumë respekt e meritojnë këtë titull, por që janë të ndrydhur prej të lartëpërmendurve, prej atyre që bajgën e reklamojnë si tortë e zërin e korbit e paraqesin si zë bilbili. Puthadorë sa të duash e pakurrizorë që as skrraja e shiut nuk ua kalon, bile ua ka lakminë. Kjo që themi është shumë më pak karshi atyre veprimeve të pista që po bëjnë. Eh, sa të çuditshëm janë disa “intelektualë”. Nëpër tavolinat e kafeneve të ndryshme nuk lanë zyrtarë shqiptarë pa i sharë dhe ofenduar për qeverisjen e tyre të dobët! Nga ana tjetër, po këta “intelektualë” i shikon duke i lavdëruar zyrtarët e njëjtë shqiptarë në rrjetin social fejsbuk (me demek i pëlqejnë shumë)! Çfarë demagogjie?! A thua vallë pritet gjë nga këto “intelektualë” demagogë të etur për karrige?! Fatkeqësisht asgjë! Përpos ambicieve të tyre të sëmura! Shqiponja e kishte pyetur kërmillin se si arrite deri në majë? Ai ishte përgjigjur: DUKE U LIGAVËJT ! Miq të dashur, nuk arrihet çdo gjë në jetë si puna e kërmillit! Për të arritur në piedestal dhe të lësh gjurmë të mira në jetë nevojitet: dituri, ndershmëri, dinjitet, guxim, dhe vizion! Këta “intelektualë” u përngjajnë plepave që rriten shumë dhe se rrënjë fare nuk kanë dhe kështu një erë, sado e lehtë, i shkul nga toka. Do zhdukeni sikur ajo bora e pranverës. Dhe kjo shumë shpejtë do të ndodhë. Vlerat nuk ka mundur t’i zhbëjë askush dhe as ju nuk do ta bëni këtë. Të jeni të bindur se fundi është i afërt, por turpi do tu përcjellë gjatë tërë jetës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments