Një vajzë u sulmua brutalisht nga një njeri që ajo dhe shoqja e saj e njohën nepërmjet një faqje në internet. Katherine Long, 26 vjeçare ishte lënë pa ndjenja me lëndime të mëdha në fytyrë dhe thyerje në trup pasi burri që ajo e kishte njohur përmes internetit e kishte sulmuar në mënyrë brutale.
Shoqja e saj kishte takim me të dhe ai ishte një burrë i gjatë, muskuloz dhe shumë i rrezikshëm e Katherine ishte takuar me të për herë të parë në korrik.
“Unë shkova për të pirë në shtëpinë e tyre por ata filluan të pinin shumë dhe unë nuk munda të qëndroj më shumë pasi që do të punoja ditën tjetër dhe kur shkova të marrë çantën, ai më sulmoi me grushta”, ka treguar Katherine.
Katherine u dërgua për trajtim në emergjencë dhe kishte pasur disa qepje në fytyrë nga sulmi mizor i të dashurit të shoqës së saj.
Burri u dënua me 6 muaj burg dhe 18 muaj me kusht për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore në tetor të vitit 2014. “
Në internet nuk është çdo gjë siç duket dhe unë dua që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për këtë gjë”, tha Katherine. “Më janë dashur 2 vite që të marrë vetën prej asaj që më ka ndodhur dhe nuk dua që askush të bëjë gabimin e njejtë”, përfundoi ajo.