Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKjo javë ka shi dhe borë

Kjo javë ka shi dhe borë

Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa nëpër fushëgropa me paraqitjen e mjegullave dhe vranësirave të vogla. Nga e enjtja pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male të borës.Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike më shumë reshje priten të shtunën dhe të hënën, kur për shkak të uljes së masës ajrore më të ftohtë, reshje të borës është e mundur të ketë edhe në disa vise më të larta. Temperatura minimale e mëngjesit të enjten do të lëvizë prej minus 2 deri në katër, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius. Më ftohtë do të jetë të dielën, me temperaturë të mëngjesit prej minus katër deri në dy, ndërsa e ditës prej dy deri në shtatë gradë Celsius.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments