Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKjo është receta natyrale në kushte shtëpie për të zdukur aknet në...

Kjo është receta natyrale në kushte shtëpie për të zdukur aknet në kurriz, supe dhe gjoks!

Aknet në kurriz, supe dhe gjoks krijohen kur poret janë të mbuluara me papastërti.
Nëse kësaj i shtohet sebiumi i prodhuar nga lëkura, atëherë shfaqja e këtyre puçrrave të shëmtuara që na shkaktojnë siklet, sidomos në verë, është e paevitueshme. Edhe duke bërë dush çdo ditë, lëkura bëhet pis, kjo për shkak të faktorëve të mjedisit të tilla si smogu, pluhuri, etj.

Shumë herë ne prekim lëkurën, pa e kuptuar, me duart e pista. Puçrrat mund të shfaqen edhe kur kemi flokë të gjatë dhe i lemë të lirshëm mbi supe ose mbrapa kurrizit, shkruan shije.

Nëse keni këto puçrra, është koha të viheni në punë dhe t’i zhdukni ato.

Ja disa receta për t’u përgatitur në shtëpi për t’i thënë lamtumirë puçrrave.

1. Scrub me sheqer dhe tërshërë

Duhet të fitoni zakonin e mirë që një herë në javë të pastroni thellë lëkurën tuaj, sidomos në zonat më të rrezikuara për krijimin e puçrrave. Nëse nuk mund të arrini të gjithë kurrizin mbrapa, mund të përdorni një sfungjer me dorezë, ndaj mos nguroni të provoni këto scrub-e natyrore.

Përbërësit:

2 grushta sheqer

1 grusht krunde tërshërë

pak ujë

Përgatitja:

Lani zonën e prekur nga puçrrat me një sapun të butë. Ju mund ta bëni scrub-in, për shembull, gjatë dushit:

• Përzieni përbërësit nga ku do të krijohet një krem, me të cilin me lëvizje të lehta rrethore do të fërkoni shpinën, shpatullat, krahët dhe gjoksin.

• Bëjeni butësisht.

• E lini të qetësohet për 5 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Tërshëra është në gjendje të qetësojë inflamacionin dhe sheqeri largon qelizat e vdekura.

2. Maskë me mjaltë dhe uthull

Përgatitja dhe zbatimi i kësaj maske është e ngjashme me recetën e mëparshme. Mundësisht përdorni pak mjaltë të kristalizuar (ju mund të vendosni atë në frigorifer nëqoftëse ai që keni në shtëpi është shumë i lëngshëm).

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë (25 g) dhe 1 lugë gjelle uthull molle (15 ml)

Përgatitja:

• Përzieni përbërësit për të formuar një pastë. (Shtoni, nëse është e nevojshme, më shumë sasi të njërit apo tjetrit komponent, në mënyrë që përzierja të mos jetë as shumë e hollë as shumë e trashë).

• Aplikojeni në zonën e prekur me lëvizje rrethore.

• E lini të pushojë për 5 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Një tjetër mënyrë për të përfituar nga virtytet e këtyre dy ushqimeve është të përgatitni një çaj bimor detoksifikues. Po si? Këto dy përbërës i hidhni në një filxhan me ujë të vluar. E pini këtë çaj me stomak bosh për një javë rresht. Prisni shtatë ditë dhe pastaj filloni me kurën.

3. Maskë me sode buke, limon, aloe vera dhe sheqer

Soda e bukës ka veti pastruese njësoj edhe si sheqeri. Limoni heq njollat dhe aloe vera zbut lëkurën. Mund ta imagjinoni se çfarë mund të bëjnë këto përbërës së bashku! Një luftë të vërtetë për puçrrat në kurriz, supe dhe gjoks.

Përbërësit: Lëngu i një limoni, tul nga një fletë e aloe verës, 1 lugë çaji bikarbonat natriumi (5 g) dhe një 1 lugë gjelle sheqer (15 ml)

Përgatitja:

• Pritini një fletë aloe dhe e hapni për t’i nxjerrë xhelin.

• E vendosni xhelin e përftuar në një enë në të cilën do të shtoni sodë buke dhe sheqer. Përzieni mirë.

• Masës i shtoni edhe lëngun e limonit.

• Vazhdoni me përzierjen derisa të merrni një krem të butë që mund të përhapet.

Aplikimi:

• Fshini me peshqir të thatë zonën që do të trajtoni.

• Aplikoni maskën në një lëvizje rrethore. Masazhi duhet të zgjasë të paktën tre minuta.

• E lini të thahet dhe pas rreth njëzet minutash shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Këshilla për të parandaluar formimin e puçrrave në kurriz, supe dhe gjoks

Edhe pse këto receta do t’ju ndihmojnë për të eliminuar aknet, për të parandaluar rishfaqjen e tyre duhet të ndryshoni disa zakone:

Përdorni sapun neutral

Atë pa ngjyrë dhe pa erë. Sapunë që mund t’ju ndihmojnë specifikisht për këtë problem i gjeni edhe në treg.

Kur është e nxehtë, lini shpinën të zbuluar

Rrobat janë një nga shkaqet e shfaqjes së puçrrave. Pra, në ditët e nxehta mos ngurroni të përdorni kanatjere, bluza pambuku, bikini dhe veshje që e lenë shpinën në kontakt me ajrin dhe diellin. Mos harroni të aplikoni krem dielli.

Pastroni lëkurën me limon

Çdo natë, para se të flini, kaloni një fetë limoni në zonën e prekur nga aknet. Vetitë pastruese të këtij agrumi janë të shkëlqyera për të balancuar pH e lëkurës.

Mos harroni që gjithmonë ta bëni atë në mbrëmje, sepse lëngu i limonit në kontakt me diellin, e bën lëkurën me njolla!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!