Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKjo është oficerja e parë shqiptare në ushtrinë e Zvicrës

Kjo është oficerja e parë shqiptare në ushtrinë e Zvicrës

Erleta Shala, arriti të bëhet oficerja e parë me origjinë shqiptare, në moshën 20 vjeçare. Për tu bërë oficere në Zvicër është dashur të ketë përkushtim të madh dhe se nuk ishte aspak lehtë për një femër të gradohet oficere në një ushtri siç është ajo zvicerane. Erleta na rrëfen në portalin albinfo.ch se : “Dëshira ime ka qenë edhe t’i falënderohem shtetit zviceran duke shërbyer në ushtrinë zvicerane

Pjesë nga intervista :

Erleta Shala është e lindur në Prizren (9 muajsh ka ardhur në Zvicër), admiron sportin, sidomos notin. Qëllimi i saj në jetë: “Familjen ta kem të lumtur dhe shëndosh”.

Çka do të thotë për ju si vajzë me origjinë shqiptare të shërbeni në ushtrinë zvicerane?

Erleta Shala: Në ushtrinë zvicerane nuk e shikojnë se çfarë origjine ke, sepse ti je shtetase zvicerane, nëse shërben për ushtrinë zvicerane. Por për mua do të thotë shumë, sepse kam dëshirë të shohin kontributin tonë për këtë vend që na ka ndihmuar në shumë aspekte.

A është e vështirë jeta e një ushtaraku në Zvicër? A munden të gjithë të ndjekin këtë rrugë?

Erleta Shala: Është e vështirë, sidomos për një femër. Sepse ke për të dhënë shumë nëse do ta fitosh respektin. Por mendimi im është se nuk ka lidhje se sa e vështirë është rruga, rëndësi ka të mos humbasësh besimin te vetja dhe të japësh gjithçka për qëllimin që e ke.

Pse ky interesim i Erletës për uniformën ushtarake?

Erleta Shala: Ka disa arsye. Njëra është sepse Zvicra ka bërë shumë për ne dhe e pyes veten disa herë se ku do të isha sot po të mos kishim pasur mbështetjen e shtetit zviceran. Prandaj dëshira ime ka qenë të falënderohem me shërbimin në ushtrinë zvicerane. Tjetra arsye është sepse si e vogël jam veshur dhe kam ëndërruar të jem ushtarake. Jam inspiruar dhe nga lufta e Kosovës, ku si fëmijë kam ndier vuajtjet e gjeneratës sime atje.

Në mesin e të graduarve të fundit ka pak shqiptarë, si e arsyetoni këtë?

Erleta Shala: Në ushtrinë zvicerane ka dhe shqiptarë të tjerë që kanë arritur, për fat të keq shumë pak femra. Unë kam besimin te gjenerata e tretë e shqiptarëve që janë më të ndërgjegjësuar dhe kanë arritur të depërtojnë në të gjitha profesionet dhe janë duke treguar një shembull shumë të mirë.

A jeni oficerja e parë me origjinë shqiptare në ushtrinë zvicerane?

Erleta Shala: Si femër, po. Jam 100% e bindur.

A ka trajtim të njëjtë edhe për ushtarët shqiptarë apo të gjithë janë të barabartë?

Erleta Shala: Po e përsëris që në ushtrinë zvicerane janë të gjithë njëlloj, nuk kam hasur dhe as që më ka rënë në sy ndonjë trajtim tjetër i zviceranëve me rrënjë nga Kosova apo vende të tjera.

Çfarë specifika ka në ushtrinë zvicerane, a është vështirë të kryhen të gjitha detyrat ushtarake?

Erleta Shala: Disiplinë dhe rregulla, si në çdo ushtri tjetër. Ushtria zvicerane është shumë e përpiktë dhe e rregullt, me një disiplinë të fortë që duhet t’i zbatosh ose dënohesh.

(Huazuar nga Albinfo.ch)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments