Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKjo është mënyra e vetme se si Messi tani mund të largohet...

Kjo është mënyra e vetme se si Messi tani mund të largohet nga Barcelona

Vetëm nëse Barcelona dorëzohet dhe jep dritën e gjelbër duke ulur klauzolën, Messi mund të largohet këtë verë – në të kundërtën, diçka e tillë s’mund të ndodhë pa u paguar klauzola e lirimit, e që është 700 milionë euro.

Komplikohet edhe më shumë situata mes Lionel Messit dhe Barcelonës.

La Liga ka konfirmuar zyrtarisht gjatë ditës së diele se në rast se Lionel Andres Messi vendos të largohet para kohe me vendim të njëanshëm, atëherë rruga e vetme është duke paguar 700 milionë euro, klauzolën e tij.

Tani, Leos duket se i ka mbetur vetëm një opsion për t’u larguar nga Barça, duke biseduar me klubin dhe duke i bindur që të ulin klauzolën siç bëri Real Madridi me Cristiano Ronaldon, që hoqi klauzolën dhe nisi negociatat me Juventusin, duke e shitur për 112 milionë euro.

Nëse Barça refuzon të bisedojë për ta hequr klauzolën dhe për të nisur negociatat me Man Cityn për një transferim deri në 223 milionë euro, siç edhe po raportohet në mediat spanjolle, atëherë Leo deshi apo s’deshi, s’mund të largohet nga ‘Camp Nou pa u paguar klauzola prej 700 milionë eurosh, të paktën jo këtë verë.

Me një fjalë, Messi dhe Barça tashmë kanë hyrë në ‘luftë’, dhe së shpejti edhe do të mësohet se kush do ta fitojë atë.

33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por argumenti avokatëve të tij është se ai mund të largohet si lojtar i lirë në përputhje me një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.

Por ajo klauzolë mund të aktivizohet nga Messi vetëm në një periudhë të caktuar kohore, mars-maj.

Dhe meqë sezoni 2019/20 u shty deri në fund të gushtit, për shkak të pandemisë koronavirus, avokatët e Messit argumentojnë se edhe afati i klauzolës së tij duhet të shtyhet, gjë që kundërshtohet nga Barcelona.

La Liga tani ka vendosur që Barcelona ka të drejtë dhe se mënyra e vetme që Messi të largohet është përmes klauzolës 700 milionë eurosh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments