Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKirurgu hero bëri 7 operacione pa pushim, e zë gjumi në dysheme...

Kirurgu hero bëri 7 operacione pa pushim, e zë gjumi në dysheme (FOTO)

Një kirurg nga Kina zgjodhi të mos bënte asnjë minutë pushim që pacientët të merrnin trajtimin në kohë.

Dai Yu bëri plot shtatë operacione dhe më pas e zuri gjumi në korridorin e spitalit. Ai filloi punën në 8 të mëngjesit dhe e përfundoi në 5 të pasdites.

Ishte aq i lodhur, sa u ul në dysheme të flinte për 10 minuta sa kolegët të përgatisnin sallën për operacionin tjetër.

Kolegët i bënë fotografinë, e cila është bërë virale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e quajnë “hero”. Pasi u zgjua, ai nuk u largua nga spitali deri në orën 9 të darkës kur përfundoi të gjitha ndërhyrjet.

Pasi u kontaktua nga mediat, kirurgu tha se është detyra e tij që të kujdeset për pacientët.

Ai është zëvendës drejtor në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore.

Kirurgu shtoi se ai dhe kolegët e tij duhet të bënin 10 ndërhyrje kirurgjikale atë ditë (26 gusht 2019).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments