/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Khabib mposht në ring Justin, ky është luftimi i tij i fundit në këtë sport
Slider, Sport

Khabib mposht në ring Justin, ky është luftimi i tij i fundit në këtë sport

Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka mposhtur sot në ring Justin Gaethje. Ai me fitoi me metodën e ngulfatjes, Khabib ka thënë se kjo është ndeshja e tij e fundit në UFC. Ai këtë premtim ua dha familjarëve të tij, gjatë karrierës së tij ai nuk ka pas asnjë humbje.

“Kam biseduar me nënën time para tri ditëve e cila më tha se nuk dëshiron që të luftojë më pa praninë e babit tim. Nënës i premtova se kjo do te jetë lufta ime e fundit. Unë i dhashë asaj premtimin dhe premtimin tim nuk e thyej”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Khabib mbetet i pamposhtur dhe shpërthen në lot pas duelit me Gaethje.

“Tërhiqem nga MMA. Këtë fitore ia dedikoj babait. Kjo ishte ëndrra e tij. Zoti është i madh, i detyrohem gjithçka”, tha Khabib.

October 25, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres