Khabib Nurmagomedov është një luftëtar i pamposhtur në sportin e MMA. Kampioni i peshës së lehtë në UFC thuhet se nuk ka humbur asnjë raund në jetën e tij, por tani ka ardhur disfata e parë e luftëtarit rus.
Ka qenë pikërisht babai i tij Abdulmanap Nurmagomedov ai që ka mposhtur të birin e tij në një ndeshje mundjeje.
Khabib ka kërkuar ndihmë nga trajneri i tij Javier Mendez, i cili po filmonte këtë ndeshje, por ai ka qenë shumë i zënë duke regjistruar këtë moment të rrallë.
Pasi babai i tij e kishte kapur prej qafe, Khabib është dorëzuar duke trokitur dy herë në kurrizin e të atit.