Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto televizione dhe radio në Maqedoni rrezikojnë mbylljen

Këto televizione dhe radio në Maqedoni rrezikojnë mbylljen

“Alfa”, “Sitel 3”, “Sonce”, “Skopje” dhe “Radio Sllobodna Makedonija” kanë afat prej 15 ditëve që t’i paguajnë faturat për lejen e punës – këtë në seancën e sotme njëzëri e kanë vendosur anëtarët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).
Me këtë vendim të Agjencisë, këto 5 radiodifuzerë kanë 15 ditë afat që ta paguajnë borxhin. TV “Alfa” ka gjithsej 3.5 milionë denarë, ndërkaq deri dje i ka paguar vetëm 1 milion denar. Edhe TV “Skopje” ka paguar pjesërisht, ndërkaq 3 mediat tjera aspak nuk kanë paguar.

Anëtarët e Agjencisë thanë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç fillimit për marrjen e lejeve. Nuk mundet që të pranohet pagesa në këste pasi që ajo nuk ka qenë praktikë deri më tani.

Anëtari i Këshillit, Zoran Fidanoski, tha se shpreson që radiofuzerët do t’i paguajnë faturat, ndërkaq kanë mundësi që të drejtohen edhe deri te Gjykata Administrative.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments