Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëto janë moshat më të prekura nga koronavirusi në Maqedoni

Këto janë moshat më të prekura nga koronavirusi në Maqedoni

Një 79 vjeçar nga Dibra, është viktima e shtatë nga koronavirusi në vend. Ai më 23 mars kishte rezultuar pozitiv, ndërsa më 25 mars ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, në gjendje të rënduar.

Lajmi i mirë është se nëntë persona, tetë prej të cilëve nga Dibra dhe një nga Shkupi janë shëruar dhe lëshuar në shtëpi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë ata kishin rezultuar dy herë radhazi negativ në testin e koronavirusit. Përqindja e personave të shëruar, krahasuar me ata që kanë ndërruar jetë, është më e lartë, respektivisht 4.21% kundrejt 2.46%, apo thënë ndryshe 12 të shëruar dhe 7 viktima.

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 26 raste të reja, duke çuar numrin e të prekurve në 285. Nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se me informacione më të detajuara rreth të dhënave për numrin e infektuarve nëpër qytete, do të dalin në orët në vazhdim, pasi disa nga të infektuarit punojnë në Shkup, mirëpo jetojnë në qytete të tjera. Deri tani të infektuar janë regjistruar nga 14 qytete. Shkupi ka numrin më të madh të të prekurve ndërsa më pas radhitet Dibra. Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë deri tani grup mosha më e prekur është 50-59 vjeç. Momentalisht Maqedonia e Veriut ka më shumë raste të regjistruara me koronavirus se Shqipëria dhe Kosova respektivisht, 212 dhe 91.
Pergatiti Evi Shkopi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments