Tuesday, May 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëto janë 6 drejtorët e rinj nga radhët e ASH-së në Klinikat...

Këto janë 6 drejtorët e rinj nga radhët e ASH-së në Klinikat e Shkupit

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të ketë gjashtë drejtorë të rinj. Këtë sot e paralajmëroi ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Sipas tij, drejtorët e rinj do të jenë në Klinikën e Neurologjisë, Endokrinologjisë, Onkologjisë, Dermatologjisë, Gjinekologjisë, Oftamologjisë.

Ndryshimi i drejtorëve është pjesë e marrëveshjes së qeverisë me Aleancën për Shqiptarët për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar, përcjell INA.

Ministri Mexhiti tha se gjëja e parë që do të bëjë është të gjejë zgjidhje për kaosin e trafikut në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Prioriteti i dytë do të jetë përditësimi i listës pozitive të barnave dhe e treta – gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësorë.

Agjencia e lajmeve INA ditë më parë publikoi emrat e përzgjedhur për drejtor nga radhët e ASH-së.

Drejtor i Klinikës së Neurologjisë Shkup – Visar Miftari

Drejtor i Klinikës së Onkologjis në Shkup – Halid Matoshi

Drejtor i Klinikës së Dermatologjisë – Genc Selmani

Drejtor i Klinikës Kozle – Tair Tahiri

Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë – Jeton Shaqiri

Drejtor i Klinikës së Oftamologjisë – Bekim Tateshi

Shtëpia e Shëndetit Shkup – Vullnet Selim

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments