Komisioni parlamentar për çështje të rregullores dhe mandateve dhe imunitetit do të mbajë mbledhje sot pasdite, kur pritet që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të kthehet nga udhëtimi zyrtar, shkruan Libertas, transmeton Gazeta Express.
Kërsto Mukovski, Sasho vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, Zhaklina Peshevska dhe Luben Arnaudov janë gjashtë deputetët për të cilët Gjykata kërkoi nga Kuvendi t’u merret imuniteti. Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni sjell vendim me shumicë votash, por vendimin final për marrjen e imunitetit e sjell Kuvendi, që në afat prej 3 deri 8 ditë, duhet ta miratojë ose ta refuzojë raportin, gjë për të cilën nevojiten votat e 61 deputetëve.