Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëta janë 10 deputetët me shpenzime më të mëdha rrugore (VIDEO)

Këta janë 10 deputetët me shpenzime më të mëdha rrugore (VIDEO)

Shuma të mëdha të hollash janë paguar nga kasa kuvendore për shpenzimet rrugore të deputetëve në Maqedoni, tregon hulumtimi më i ri i rrjetit të gazetarë hulumtuese SKUP.

Pas paralajmërimit se deputetët e vendit kanë kërkuar më së shumti të holla në krahasim me kolegët e tyre të rajonit, TV21 i publikon TOP10 – deputetët e kuvendit të Maqedonisë të cilët në vitin 2017 kanë shpenzuar më së shumti të holla për benzinë, pagesa rrugore, dhe shpenzime të tjera për udhëtime. Edhe pse dy nga gjashtë të muajt e parë të vitit kuvendi nuk punonte, llogaritë për udhëtimet zyrtare të deputetëve arrijnë shumën prej 4 mijë eurove për një deputet. Dhe atë në një vend ku vendi më i largët nga kryeqyteti, mesatarisht nuk është më largë se 200 km.

“Alija Kamberovski për 4 muaj ka kërkuar 4 mijë euro, Sasho Pockov, Liljana Zaturovska, Mira Stojcevska dhe Akim Shakiri për shpenzime rrugore nga shteti kanë marrë rreth 4 mijë euro, ndërsa për të njëjtën periudhë, nga marsi deri në korrik të vitit 2017, deputetët Aleksandar Kiracovski, Sasho Vasliveski, Tomislav Tuntev, Vasko Kovacevski dhe Liljana Kuzmanovska për shpenzime rrugore kanë marrë mbi 3800 euro.”

Top 10 deputetët sipas shpenzimeve rrugore për vitin 2017
Alija Kamberovski – 4.280 Euro
Sasho Pockov – 3.975 Euro
Liljana Zaturovska – 3.932 Euro
Mira Stojçevska – 3.924 Euro
Agim Shakiri – 3.911 Euro
Aleksandar Kiracovski – 3.844 Euro
Sasho Vasilevski – 3.843 Euro
Tomislav Tuntev – 3.843 Euro
Vasko Kovaçevski – 3.829 Euro
Liljana Kuzmanovska – 3829 Euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments