Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKërçovë: Shumica e të infektuarve me covid-19 të gjendje të rëndë

Kërçovë: Shumica e të infektuarve me covid-19 të gjendje të rëndë

Të infektuarit me Covid-19 që ndodhen në kovid qendrën e Kërçovës kanë simptoma të rënda dhe shumica janë në rrezik për jetën. Nga numri i të testuarve 90 për qind janë pozitivë, që është një fakt shkatërrues, konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Stanko Tërpeski.

“Në komunën tonë gjendja me të sapo infektuarit është më se shqetësuese, sepse numri i të infektuarve është rreth 90 për qind e qytetarëve të testuar. Numri i pacientëve të sapo regjistruar dhe numri aktual i të infektuarve me Covid-19 dallojnë, sepse numri i të sëmurëve realisht është shumë më i madh dhe nuk këshillohet që shifrat e publikuara të merren si informacion i besueshëm”, thotë Trpeski, i cili përkujtoi se të gjithë pacientët e shtruar në qendrën e Covid janë në gjendje kritike.

“Pothuajse të gjithë pacientët që janë të shtruar në qendrën tonë Covid janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shumica janë nën mbështetje të oksigjenit dhe disa prej tyre janë në rrezik për jetën. Përkundër faktit se shumica e tyre janë të infektuar me llojin e virusit omicron, pamja klinike e tyre është shumë e vështirë”, shtoi Trpeski dhe apeloi tek qytetarët, të gjithë ata që kanë simptoma të Covid-19, të lajmërohen te mjeku, të mos i fshehin sepse mund të jenë transmetues të infeksionit te personat e tjerë, pasi ky lloj virusi transmetohet lehtësisht dhe rekomandohet që këta persona të mos grupohen me qytetarë të tjerë, sepse situata mund të përkeqësohet edhe më shumë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!