Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniCertifikata e kovidit të vlejë për 6 muaj dhe jo 45 ditë,...

Certifikata e kovidit të vlejë për 6 muaj dhe jo 45 ditë, propozimi i KSI-së

Certifikata për kalimin e Covid19 të vlejë 6 muaj dhe jo vetëm 45 ditë siç parashikojnë rregullat e tanishme, propozon Komisioni për Sëmundje Infektive. Sipas tyre, ky rekomandim vjen me qëllim që të njësohen protokollet me vendet e Evropës dhe botës. Certifikata për kalimin e infektimit me Covid19 zëvendëson certifikatën e vaksinimit kudo që ajo kërkohet.

ZLLATE MEHMEDOVIQ, KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

“Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që Certifikata për kalimin e Covid19, në vend se 45 ditë sikur deri tani, të vlejë 180 ditë, duke e llogaritur nga data e testit pozitiv”.

Komisioni për Sëmundje Infektive ka analizuar gjithashtu rastet e vdekjes nga Covid19 gjatë muajit janar dhe është konstatuar se në mesin e viktimave janë vetëm 6 raste të vaksinuar me dozën e tretë dhe të gjithë kanë pasur edhe sëmundje shtesë. Prandaj ata u rekomandojnë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments