Sunday, March 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKërçova dhe Struga, do jenë një shans i bashkimit politik shqiptar apo...

Kërçova dhe Struga, do jenë një shans i bashkimit politik shqiptar apo peng i “marrëzisë”….!?

Kërçova dhe Struga, do jenë një shans i bashkimit politik shqiptar apo peng i “marrëzisë”….!?

Venko Filipçe:”LSDM e gatshme të ndërtojë koalicion me VMRO-në për Kërçovën dhe Strugën”

Në mbrëmjen e ditës së enjte ( ora 19:00, dt 06 mars 2025), në televizionin maqedonas Kanal 5, gjatë emisionit: “Cамо интервју” (vetëm intervistë), i pyetur nga gazetari Goce Mihajlloski, Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, nëse është i gatshëm të bisedojë me VMRO-në për nxjerrjen e kandidatëve të përbashkët për Komunën e Kërçovës dhe Strugës!? Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, deklarojë:” Po, jemi të hapur për çfardo qoft kombinatorike, pse jo nëse kjo vlersohet se është në shërbim të qytetarëve”. Mundësi të cilën nuk e përjashtojë një ditë më vonë as Kryeministri Mickoski i cili shtojë se VMRO, për zgjedhjet lokale mbi të gjitha do kërkojë mbështetje nga partitë e koalicionit qeveritar. Një këmban alarmi për subjektet shqiptare, të cilat për fat të keq kohët e fundit kanë rënduar lëngatën e një sëmundje e cila gjithnjë e më shumë po dëmton ORGANIZMIN e shoqërisë sonë si pasojë e ngritjes të llogoreve mes kampeve tona politike. Arena përplasjesh, në të cilat përballja ka denigruar në nivelet më të ulta të gjuhës së përbaldjes, urrejtjes dhe intolerancës. Një fushbetejë në të cilën as që ndëgjohen të trajtohen tema për
rrethanat e paqartësisë të krizave globale që rrezikojnë edhe stabilitetin e rajonit tonë. Zhvillime të cilat kërkojnë vëmendje,maturi dhe krijimin e klimës së unitetit e jo përplasje mes qenjes sonë. Periudhë e cila jo vetëm përpara meje por edhe qytetarëve me të cilët bashkëbisedojë shtrojnë pyetjen habitore që na shqetëson, duke na penguar vizionin optimist për të nesërmen e që lidhet me ndasin e hendekut që thellohet gjithnjë e më shumë mes subjekteve tona politike. Derivatet e të cilave veprime ndikojn në përkeqësimin e marrëdhënjeve tona njerëzore në jetën e përditëshme, atëher kur raportet tona koha i kërkon që të jenë sa më solide. Ku, forca mendore nga protagonizmi politik, për të krijuar një ambient më vëllazëror është zëvendësuar nga ushqimi i një mjedisi toksik, që helmon popullatën tonë në marrëdhënjet e tyre përmes shpifjeve dhe akuzave të ndërsjellta që qarkullojnë në rrjetet sociale. Gjuhë e cila shoqërohet nga një kakofoni fjalësh e togëfjalësh, argumentash e kundërargumentash, ultimatumesh e shantazhesh, e mes sharjesh dhe kërcnimesh. Të cilat për fat të keq si bazë kanë emruesin e përbashkët të marrëzis që mund të çojë padashje drejt akteve të “tradhëtisë”. Ku në studiot televizive gara mes tyre zhvillohet duke treguar fuqin e muskujve e jo të mendjes. Ku debati kthehet në ofendime duke akuzuar se kush është më i korruptuar, apo më shumë i përfshir me oligarkin. Se cilët janë më patriotë e kush më shumë tradhëtar. E cilët janë më të paaftë për të udhëhequr me institucionet shtetërore. Thuajse klasa politike maqedonase, se janë engjuj dhe perfekt në qeverisje. Asnjë akuz ndaj tyre. Ndërkohë që përfaqësuesit shqiptar fokusojnë të gjithë energjin kundër njëri tjetërit. Ngjashëm sikurse ndodhë në botën arabe përplasja mes shumë rrymash në popullatën islamike kryesisht të përfaqësuar nga shiizmi me suniitët, nga të cilat veprime, fitues gjithmon dalin izraelitët. Një situatë, gati e ngjajshme e cila na ndodh këtu brenda shoqërisë shqiptare. Teza vetëvrasëse që forcojnë propagandën e qarqeve nacionaliste të maqedonasëve karshi faktorit ndërkombëtar, se shqiptarët janë orientalistë në mendësi dhe as kanë frymë e bindje oksidentale dhe as potencial për shtet ndërtimin e së drejtës. Situatë e turpshme e cila të kujton thënjen e Faik Konicës: “Se armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”. Andaj, në këto rrethana aspak të denja për pozitat tona, nevoja për një mazhorancë të kompromiseve mes klasës sonë politike si domosdoshmëri “historike” po zgjohet në të gjitha dimensionet e saj në kategorit e ndryshëme qytetare të popullatës e të diasporës sonë të artë. Të cilët duke qenë si një “arbitër”, pra gjykatës të pavarur e padyshim më të besueshëm. Ata, pra mërgata jonë, përmes organizatave dhe shoqatave që kanë në vendet e Perëndimit dhe në Amerikë, mund dhe duhet të japin kontribut në gjetjen e fabulës që spektri ynë politik të unifikojë qëndrimet që do garantojnë arritjen e barazisë sonë në këtë shtetë dhe ruajtjen e fitoreve në Komunën e Kërçovës dhe Strugës. E gjitha kjo, do të thotë se kushtrimi i kësaj kohe kërkon që të mos biejm prehë e një kurthi, i cili në këtë rast për synim nga krahu politik maqedonas, (që duke shfrytëzuar konfrontimin tonë), kanë për qëllim që në befasi nga rrethi i parë zgjedhor, të na rrëmbejn frontin e fituar të komunave tona. Akt përmes të cilit në aspektin e qeverisjes lokale, na tkurrin duke i shkëputur pjesë teje të rëndësishëme trungut të trupit tonë teritorialo-administrativ. Pra, kjo kohë mbi të gjitha kërkon që elitat politike të ngrihen dhe të shohin përtej interesave të ngushta partiake, grupore apo individuale. Mbi të gjitha ky moment kërkon demostrim përgjegjësie kombëtare, që krijimi i llogoreve nga kampet tona politike të zëvendësohet me ndërtimin e urave të bashkëveprimit e jo të ngritjes të mureve ndarës.
Ku, diversitetet politike të konsiderohen si një pasuri e jetës shoqërore, kur ato në themel janë përmbajtësore. Rrjedhojë e të cilave veprime, padyshim edhe dallimet në qëndrime përafrohen. Frymë unifikuese e cila duhet të triumfojë në spektrin tonë politik përball veseve me të cilat aktualisht karakterizohen si që është inati dhe lakmia. Si epilog, paralajmrimi nga ana e Kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe se nuk përjashtohet mundësia e nxjerrjes të një kandidature të përbashkët me VMRO,në për komunat tona, është një këmban alarmi e cila do na vendosi në sprovë, nëse Kërçova dhe Struga do jenë një shans i bashkimit tonë politik apo një peng i veprimeve, do të thosha i përmasave të “tradhëtisë”. Shëndet e rrugëtim të mbar për të gjithë ata që me misionet e tyre i shërbejnë të mirës sonë të përgjithshme….
Shkruar nga Bekim Adili !

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments