Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKeni 5 arsye pse duhet përdorur hudhra

Keni 5 arsye pse duhet përdorur hudhra


Hudhra, një eliksir për shëndet të mirë në organizmin tonë. Antiseptik dhe antireumatik, na mbron nga ulçera dhe arterioskleroza, heq lodhjen dhe …shumë më tepër akoma.

Ja pesë arsye të mira për të mos e hequr kurrë nga tryeza (pak durim përsa i përket aromës së gojës!)

Bën shumë mirë: Kujt do t’i shkonte në mendje se hudhra, aq e urryer për shumë vetë, në të vërtetë është tejet e shëndetshme?!

Falë ‘garlicinës’ me fuqi antibiotiku, aliciës dhe vitaminave A, B dhe C, hudhra aktivizon metabolizmin dhe mund të ndihmojë në parandalimin e tumoreve që mund të shkaktohen nga substancat e pranishme në florën bakteriale.

Kjo lloj bime, e cila lulëzon me një lule shumë të bukur në ngjyrë të bardhë dhe me tonalitete ngjyrë vjollcë, ndihmon të dizintoksikojë organizmin.

Gjyshet e dinin: Cilësitë terapeutike të hudhrës janë të njohur prej mijëra vitesh. Antropologët kanë zbuluar përdorimin e saj edhe tek sumerët, populli antik i Mesopotamisë. Në vende të ndryshme të botës, hudhra ishte e njohur si trajtim kundër infeksioneve dhe ftohjes.

Me pak fjalë, një koncentrat virtytesh.

Furçe Bio: Hudhra është një ‘furçe’ autentike për organizmin pasi ndihmon në pastrimin e gjakut dhe arterieve.

Ndërkohë, është në gjëndje të nxjerrë nga trupi ynë disa metale të rënda, si mërkuri dhe kadmiumi. Si të mos mjaftonte, kjo bimë lufton mbajtjen e ujit, duke përmirësuar funksionimin e veshkave dhe mbi të gjitha, celuliti i ka orët e numëruara!

Eliksiri i rinisë: Hudhra është një antiiflamator efikas dhe është shumë e mirë kundër plakjes së arterieve dhe qelizave të trurit, duke na mbajtur të rinj dhe të aftë për shumë gjatë.

Gjithashtu hudhra normalizon rrahjet e zemrës dhe jep tonifikim dhe vitalitet.

Në tryezë dhe jo vetëm: Mënyra më e mirë për të konsumuar hudhrën është duke ia shtuar atë ushqimeve të skuqura, mishit dhe perimeve për t’u dhënë shije.

Cipa e jashtme e thelpinjve përmban përbërës aktivë: për të evituar erën shumë të fortë, mund ta lësh hudhrën pa e copëtuar dhe ta gatuash ashtu.

Në përgjithësi është gjithnjë e preferueshme të evitosh skuqjet e tepërt dhe, nëse është e mundur, ta konsumoni hudhrën të gjallë, mbase duke e shtuar në salcën e domates së freskët, apo duke e grirë sipër fetës së bukës me pak vaj ulliri për një vakt të thjesht e të shijshmëm.

Sigurisht, aroma e gojës nuk do jetë prej menteje të freskët, por…shëndeti vjen i pari!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments